SYRI TV/ Vendimi i Alibeajt, Tabaku: Copëzimi i grupit nuk i shërben PD-së, të dilet me një kandidat në 14 maj!
Vendimi i manipuluar i Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi kuvendor, konsiderohet nga Jorida Tabaku si një akt që nuk i shërben forcimit, por vetëm copëzimit në PD.
Duke folur për mediat, Tabaku tha se PD duhet të garojë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Por a do të firmosë Tabaku një dokument për largimin e Alibejat nga kryesimi i grupit kuvendor, ajo thotë se deri tani as nuk i është kërkuar firma dhe as ka dijeni për një mbledhje grupi mbi këtë çështje.
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku është kundër përjashtimeve të jashtëligjshme të ndërmara nga Enkelejd Alibeajt ndaj deputetëve Belind Këllici, Oerd Bylykbashi Tritan Shehu dhe Agron Shehaj.
'Mënyra sesi bashkohet PD nuk është kjo por duke mos e copëzuar por duke u bashkuar që të dalim me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale. Mua nuk më ka thirrur askush për mbledhje grupi, por unë jam vetëm me një qëllim që të bashkohemi dhe ta bëjmë forcë fituese'- u shpreh Tabaku.
Ndërkohë, nga Saranda, Enkelejd Alibeaj i vetëshpallur kryetar i PD-së e argumentoi vendimin e tij të falsifkuar për përjashtimin e 4 deputetëve si një tagër që ai e ka fituar pas largimit të Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.