SYRI TV/ Pediatria e Beratit nuk ka më shtretër të lirë, shkak numri i lartë i pacientëve me virozë
Pediatria e Beratit prej dy javësh po përballet më një fluks të lartë pacientesh që shfaqen me simptomat e virozëve të stinës, duke ezauruar të gjithë shtretërit.
Sipas mjekut pediatër, Vladimir Kumaraku, të paktën 100 fëmije paraqiten çdo ditë për vizitë ndësa një pjesë e tyre kanë nevojë për shtrime spitalore.
Sipas mjekut Kumaraku, gripi i stinës shpesh ka shfaqur komplikacione shëndetësore tek femijët, por edhe tek personat me probleme kardiake.