SYRI TV/ Meta: Rama përpjekje mafioze për të dëmtuar PD, mban peng gjykatën për vulën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi  kryeministrin Rama se po bën përpjekje mafioze për të dëmtuar PD.

Gjatë një konference me gazetarët, Meta deklaroi se Rama po kryen manovra brenda opozitës duke i financuar me koncensione.

I pyetur lidhur me kalimin e deputetit të PL Agron Çela në PS, dhe a rrezikohet Shkodra nga lëvizjet politike të financuara nga Edi Rama, Meta deklaroi se përgjigja më e  mirë për këtë është 6 marsi. 

Sipas Metës, në 14 maj opozita do të triumfojë bindshëm, jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë komunikimit me gazetarët Meta denoncoi edhe  marrjen e një borxhi të 500 milionë euro nga qeveria. 

Sipas ish presidentit, përpjekjet e Rilindjes për të shmangur vëmendjen nga skandalet dhe inceneratorët, janë të dështuara.