SYRI TV/ Kushi për uljen e numrit të nxënësve në shkolla: Të rinjtë s’kanë arsye të largohen nga vendi

Gjatë vitit shkollor 2022-2023, në arsimin parauniversitar janë regjistruar  17.543 nxënës më pak se vetëm një vit më parë, ndërkohë, ministrja e arsimit, Evis Kushi u shpreh se për moslargimin e të rinjve po punohet me universitetet.

E ndërkohë që largimi masiv I të rinjve lidhet kryesisht  me shkaqet ekonomike, Ministrja Kushi e justifikoi përjashtimin e studentëve nga pakoja e madhe  me faktin që kanë përfituar familjarët e tyre.

Gjatë takimit një nga pedagogët prezentë, u shpreh se nuk kanë marrë ende rrogat e dhjetorit.

Gjatë konferencës me gazetarët, Kushi ndër të tjera foli edhe për mbylljen e disa programeve në universitete, duke e justifikuar me interesin e ulët të të rinjve. Pëërsa I përket trashëgimit të librave në shkollat 9-vjeçare, Kushi pranoi se librat e rinj kanë kosto të lartë.