Me një llotari 10 dollarëshe, çifti amerikan fiton apartamentin me çmimin marramendës
Vanessa Fletcher-Lonsdale dhe bashkëshorti Garry zbuluan se kishin fituar një apartament çmimi i së cilit shkonte diku tek 130,000 £ në një lotari të blerë për 10 £.
Vanessa Garry dhe vajza e tyre 12-vjeçare Amber, u tronditën kur zbuluan se kishin fituar çmimin kryesor.
Në një intervistë për “TeessideLive”, Vanessa është shprehur se ishte shumë e gëzuar që arriti të fitonte.
"Ne ishim absolutisht të mahnitur që fituam këtë shtëpi të bukur. Kur mësuam për fitoren në ditën e Krishtlindjes, nuk mund ta besonim fatin tonë. Ne do ta shijojmë apartamentin tani për tani dhe më pas do të vendosim se çfarë do të bëjmë me të më vonë gjatë vitit."
Personat përgjegjës të llotarisë u shprehën se Vanesa ishte shumë e lumtur, madje kishte mbetur në ‘shok’.
“Ishte një moment i gëzueshëm kur i dorëzova çelësat Vanessa-s, e cila mendoj se është ende në shok”-tregoi përfaqësuesja.