VAR edhe në Conference League, UEFA merr vendimin final
Teknologjia VAR do të aplikohet edhe në Conference League, kompeticionin që po zhvillohet për herë të dytë në histori.
UEFA ka marrë vendimin përfundimtar për zbatimin e VAR-it në duelet me eliminim direkt në Conference League.
Sfidat e raundit të 1/16-ve do të zhvillohen në 16 dhe 23 shkurt, ato të raundit të 1/8-ve në 9 dhe 16 mars, ndërsa çerekfinalet në 13 dhe 20 prill.
Më pas duelet gjysmëfinale (11 dhe 18 maj) për të mbërritur te finalja e madhe e 7 qershorit që do të luhet në “Fortuna Arena” të Pragës (Çeki).