Në shërbim të Edi Ramës, lajthit Alibeaj: Jam kryetar i PD!

Deputeti i PD-së i dalë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Enkelejd Alibeaj vijon shërbimin ndaj Edi Ramës, duke provokuar demokratët me vendime dhe deklarata skandaloze.

Gjatë një takimi që ka pasur ditën e sotme në Sarandë, Alibeaj u shpreh para kamerave se pas largimit të Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, ai është drejtuesi i PD-së edhe pse demokratët e dinë shumë mirë se ai është i emëruari i deputetit Gazement Bardhi në atë post dhe i preferuari i deputetit socialist Taulant Balla në parlament.

Në lajthitje e sipër, Alibeaj thekson se pas shkëputjes së Lulzim Bashës, ai është përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur  të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare.

Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur  të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare’, u shpreh Alibeaj.