FOTOLAJM/ Jeta po fiton në Ukrainë!

"jeta po fiton!" - Kështu është komentuar, kërcimi me litar i një vogëlusheje në qytetin Irpin të Ukrainës përpara një pikture murale të Banksy.

Fotoja e kapur nga fotografi i luftës Stefan Goss, njëherësh ndihmës humanitar dhe sipërmarrës, ka tërhequr vëmendjen dhe është publikuar nga parlamenti ukrainas në faqen zyrtare në Fb.