Konfirmohet takimi mes drejtuesve të Interit dhe Skriniar për negociatat e kontratës

Rinovimi i Milan Skriniar, është bërë një nga çështjet më të rëndësishme në klubin e Interit. Një takim i ri mes drejtuesve zikaltër dhe agjentit të sllovakut do të zhvillohet ditën e premte.

Sipas “Calciomercato”, drejtuesit e Interit do shpresojnë të presin një përgjigje nga kapiteni i ekipit dhe drejtuesit e tij. Oferta e paraqitur nga zikaltrit për rinovimin e mbrojtësit është 6 milionë euro në sezon plus bonuse.

Qëndrimi i Skriniar në Milano është dhe një nga dëshirat më të mëdha të tifozëve zikaltër. Në dy ndeshjet e fundit të Interit tifogrupi “Curva Nord”, kanë vendosur pankarta ku i kërkojnë kapitenit qëndrimin.

Ende mbetet dilemë se cila do të jetë rruga për të ardhmen e Milan Skriniar që i cili vazhdon të ndiqet nga PSG në rast të lamtumirës me Interin.