SYRI TV/ 'Çeligradi’ në Fier bashkëjeton me ujërat e zeza, banorët: Sa herë bien reshje, përmbytemi

Do të mjaftonin vetëm pak minuta shi dhe reshjet të bashkoheshin me ujërat e zeza. Banorët në lagjen “Çeligrad” të Fierit kanë thënë se bashkia nuk ka maRrë asnjë masë për sistemin e kanalizimeve. Ata pohojnë se janë ankuar disa herë pasi kolektorët nuk funksionojnë, duke bërë që uji në ditë me reshje uji të depërtojë edhe brenda banesave.

Nga SYRI TV

Këto pamje janë filmuar mesnatën e djeshme në Fier. Ujërat e zeza dhe të bardha bashkohen me reshjet e shiut ku përmbyten oborret e banesave, ndërkohë që në disa zona ujrat hynë edhe në katet e fundore të tyre.

Banorët evidentojnë indiferencën e bashkisë që nuk u është përgjigjur ankesave të tyre dhe kështu ata janë detyruar  të marrin pompa dhe ta largojnë ujin vetë nga banesat. Asnjëherë bashkia nëpërmjet ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve nuk e ka shtruar  dhe nuk ka sistemuar ujërat  zeza e ato të bardha, madje ata theksojnë se janë ankuar me dhjetëra herë si në zyrat e bashkisë ashtu edhe kur kryebashkiaku Subashi ka shkuar për inspektim në lagje.

Ata apelojnë  që të vihet dorë e të zgjidhet kjo situatë, pasi kjo rrugë nuk ndodhet as një kilometër larg godinës së bashkisë së Fierit