Mediat britanike: Princi Harry i padëshiruar në kurorëzimin e mbretit Charles
Në qendër të vëmendjes së fundmi ka qenë familja mbretërore, pas publikimit të dokumentarit “Harry and Meghan”, dhe librit “Spare” që erdhi për të sjellë para syve të miliarda njerëzve, gjendjen e vështirë dhe personale të Princit Harry dhe Meghan Markle.
Informacioni i fundit ishte se ata donin që Mbreti Charles, pavarësisht “bombave” të njëpasnjëshme që shpërthyen në Buckingham, të lejonte djalin e tij të merrte pjesë në kurorëzimin e tij.
Por tani gjërat duket se po marrin një tjetër drejtim.
Sipas informacioneve nga Daily Mail, Princi Harry nuk do të jetë i mirëpritur në kurorëzimin e babait të tij.
“Familja pret që Harry dhe Meghan të gjejnë një arsye për të mos qenë atje “, tha një burim i afërt i tyre për mediat.
Në fillim të kësaj jave, u raportua se Mbreti ka kërkuar që djali i tij më i vogël të mos marrë pjesë në kurorëzimin, i cili do të bëhet më 6 maj.