VIDEO që shokoi Amerikën/ Grabitësi u lirua nga prokurorja e Sorosit

Prej disa ditësh, një video në një lokal në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka tronditur opinionin publik jo vetëm në SHBA, por kudo. Video virale u publikua masivisht edhe nga mediat në Shqipëri.

Aty shihet se si një person i armatosur futet në një restorant dhe nis të grabisë të pranishmit. Por një nga klientët nxjerr armën e tij dhe qëllon nëntë herë mbi grabitësin e identifikuar si Eric Eugene Washington. Një nga plumbat e godet në kokë 30-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Klienti, i cili është cilësuar hero, po bashkëpunon me hetuesit dhe pritet të dalë përpara gjykatës. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, pasi nuk është në arrest. Ai tha se qëlloi mbi grabitësin, për shkak se po rrezikonte të tjerët. “Po i mbroja të gjithë,” tha ai.

Ndërkohë gazeta ‘World Tribune’ shkruan se viktima kishte një listë të gjatë precedentësh kriminalë, por ishte liruar nga prokurorja e mbështetur nga miliarderi majtist Soros, Kim Ogg.

Daily Mail shkruan se Washington ishte arrestuar në dhjetor për dhunë ndaj të dashurës, por ishte liruar me kusht. Më herët ai ishte dënuar për një grabitje të dhunshme me armë. Po ashtu ai ishte dënuar me 15 vite burg për vrasjen e një pronari të një dyqani celularësh. Pavarësisht këtij mali me akuza dhe dënime, ai kishte mundur të shmangte qelinë dhe ishte i lirë.