Daci: Mashtrimi i 1.2 mln eurove u zbulua falë bankës që vuri në dijeni Prokurorinë

E ftuar  ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ditën e sotme, ishte gazetarja Glidona Daci, e cila foli në lidhje me skandalin e fundit ku Prokuroria e Tiranës e akuzon Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj dhe dy persona të tjerë për krijimin e një skeme vjedhje nga buxheti i shtetit të 1.2 milion eurove përmes dëmshpërblimit të një pronari të rremë, i cili ishte paguar edhe në vitin 2015.

Daci tregoi ndër të tjera se është pikërisht banka ajo që vuri në lëvizje Prokurorinë mbi këtë skandal.

“Duhet theksuar se Prokuroria është vënë në lëvizje nga banka . Pasi shtetasi Ilir Thana kishte një kredi të papaguar në një vlerë rreth 20 mijë euro. Dhe në momentin që në kreditin e përmbaruesit ka kaluar vlera e 480 milionë lekëve, banka i ka kërkuar përmbaruesit t'i kalonte llogaritë në emër të bankës. Përmbaruesi i ka bërë një shkresë bankës ku i ka kërkuar të mos i bllokonte llogaritë dhe banka i është drejtuar Prokurorisë për të nisur një hetim për interesin e saj, pasi donte 20 mijë euroshin që Thana kishte marrë si kredi.

Nisur nga ky kallxim, Prokuroria ka rënë në gjurmët e mos-ekzekutimit të vendimit të financës nga ana e ministrisë” u shpreh Daci.

Për më shumë ndiqni videon: