Vasili: Mediat heshtën para mega-skandaleve, kanë ngrënë 'çorbën e qelbur' të korrupsionit

I ftuar  'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ditën e sotme ishte nënkryetari i Partisë së Lirisë, i cili foli në lidhje me skandalin e fundit ku Prokuroria e Tiranës e akuzon Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj dhe dy persona të tjerë për krijimin e një skeme vjedhje nga buxheti i shtetit të 1.2 milion eurove përmes dëmshpërblimit të një pronari të rremë, i cili ishte paguar edhe në vitin 2015.

Vasili teksa e quajti këtë një skandal mjaft të madh, rikujtoi edhe një herë se mbi të gjitha, se media duhet të jetë ajo që investigon dhe udhëheq zbardhjen e së vërtetës siç fatkeqësisht nuk ndodh në vendin tonë.

“Unë e kuptoj që gazetaria nuk i zbulon dot disa gjëra, ndonëse gazetaria investigative është ajo që udhëheq zbardhjen e të vertetës. Nuk ka qenë asnjëherë që i zbulon politika. Politika interpreton faktet që gazetaria bie. Por çështja është shumë me e rëndë se kaq, edhe kur faktet janë, gazetaria e paguar bën sikur nuk e kupton.

Më e fundit, kishim një aferë shumë të qartë korruptive siç ishte rruga te Fresku, e cila u zbulua nga Belind Këlliçi që ishte nje veper e pastër korruptive aq sa dhe vetë Erion Veliaj e anuloi tenderin. Më thoni mua, si ka mundësi që kjo aferë në dhjetëra portale nuk doli?? Ishte një heshtje totale, me përjashtim të Syrit dhe Lapsit. Ishte aq heshtje sa çonin gazetarët e tyre në studio të tjera për të folur për këtë aferë të cilën nuk e kishin dhënë as vetë. Tani vijmë te më të hershmet, pas denoncimit të parë të bërë nga zonja Kryemadhi, kam bërë denoncimin e dytë për inceneratorët ku zbulohej e gjithë skema korrruptive, mbaj mend shume mirë që media nuk i zbuloi, por edhe t’i transmetonte nuk e bënte dot. Dhe, mbaj mend shumë mirë se me përjashtim të Tv tuaj, asnjë televizion tjetër nuk e dha, bllokuan transmetimin live që kishin të bënin me këtë çështje. Vijmë më tutje... kam denoncuar aferën që ka të bëj me bashkinë e Tiranës që ka të bëjë me banesat sociale, ku janë përvetësuar, afër 30 mijë metra katrorë banesë sociale të ndërtuar, dhe kallëzimi është në SPAK, nuk flet anjë media. Ju keni dëgjuar që akuzojnë opozitë, edhe analistët thonë: 'Zoti Berisha i akuzuar, andje këtej ,...' zoti Berisha del dhe ju thotë 'më jepni një dokument të vetëm'. Pra mediat në njërën anë kërkojnë fakte dhe japin lajme pa fund për rastin që s'kanë asnjë fakt... dhe kur ju jepet mali me fakte nuk ndihen.

Kam shërbyer për pak muaj si ministër i drejtësisë, jam ngritur atëherë, me fakte, dhe kam iformuar kryeministrin e vendin lidhur me aferën e jashtëzakonshme të arbitrazheve, që kalonte 2 miliard euro. I kam njoftuar me shkrim se ça duhet të bësh, por kryeministri nuk lëvizi gishtin, por njëherazi e bëra publik. Asnjë media nuk e publikoi, por e censuroi. Denoncova dhe aferën e  taksës së rrugës së kombit, sepse kontrata thoshte qartë se kjo taksë duhej riparë sipas kursit, por përsëri asnjë portal nuk e hodhi. Kjo media kur do fakte, përse nuk hidhen?! Sepse ka ngrënë paratë e korrupsionit.
Kësaj i thonë, media ha supën e qelbur të korrupsionit" 
u shpreh Vasili,

Përsa i përket lajmeve dhe skandaleve qe kalohen me heshtje nga mediat, Vasiliu shpreh këto lajme nuk kalohen me "çorbën e prishur" që kanë ngrënë.