FOTO/ Sportistet 'ilegale' të Afganistanit

Që kur u kthyen në pushtet në gushtin e vitit 2021, talibanët i kanë ndaluar sportet për gratë sportiste, si pjesë e një ashpërsimi të kufizimeve, të cilat e kanë vështirësuar jetën e tyre të përditshme.

Nga frika e ndëshkimit, këto gra kanë pozuar për portrete, me burka dhe me pajisjet e sporteve që ato i duan, por të cilat zyrtarisht ndalohen t’i ushtrojnë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Një ekip afgan i futbollit të grave duke pozuar për një portret në Kabul. Gratë dhe vajzat duhet të fshehin identitetet e tyre me burka – veshje që tërësisht mbulon trupin dhe fytyrën, duke lënë vetëm një hapësirë të rrjetëzuar për të shikuar – teksa ato përballen me frikësime, kërcënime dhe, në disa raste, me rrahje nga vetë familjarët e tyre për shkak se merren me sporte.

Një luftëtare afgane e arteve të përziera luftarake me trofetë e saj në Kabul.


Një vajzë afgane duke ushtruar tekuondo në Kabul.

Portreti i një gruaje afgane që praktikon boksin tajlandez, apo muai tai, në Kabul.

Një boksiere afgane në Kabul.

Një vajzë afgane me dërrasën e saj me rrota në Kabul.

Një grua afgane, e cila merret me xhiuxhitsu, një art luftarak japonez, duke pozuar në Kabul me një vare, të cilin ajo e përdor për ushtrime.

Një grua afgane me biçikletën e saj të garave në Kabul.

Vajzat afgane në Kabul duke praktikuar artin luftarak kinez, vushu.

Një lojtare afgane e kriketit, në Kabul.