‘Luizi erdhi nga hici, bën sikur lë kokën për Kiarën’/ Flet ish-banori i ‘BB6': Po të ishte e vërtetë sëmundja e tij...
Padyshim që personazhet e njohur brenda medias rozë krijojnë plot dinamika të cilat na shoqërojnë përgjatë javëve, sidomos ata që vijnë nga reality-show. I tillë ishte edhe rrëfimi i Luizit për sëmundjen e pashërueshme nga e cila vuante, i cili u kthye menjëherë në kryefjalën e javës.
I ftuar në “Ditë e Re” ishte një nga ish-banorët e Big Brother, Ilir Beqiri i cili ndau me publikun opinionin e tij lidhur më këtë polemikë. Ai ka treguar se ishte e pritshme që diçka e tillë të ndodhte dhe në këtë sezon, pra që një ngjarje të bëjë bujë, por nuk ja priste mendja kurrsesi se do të kishim në fakt një rrëfim të tillë.
Intervista e plotë:
Pyetje: :BBV është një reality-show mjaft i ndjekur. Ke arritur edhe gjatë që këtij sezoni ta shikosh apo nuk ka qenë në fokusin tënd?'
Ilir Beqiri:“Meqë punoj shumë, kam mundësi të shoh vetëm Prime-t ose të ndjek ato që shfaqen në rrjete sociale duke dhënë ‘scroll’, përpiqem që të ndjek sa më shumë dhe këtë vit më duket më pak interesant se vitin e kaluar. Këta të rinjtë e kanë filluar me 'spatë' të madhe, po bëhet bujë mediatike, po tërheq vëmendje por personazhet që janë brenda mua nuk më pëlqejnë”.
Pyetje: Ka dalë një dokument që tregon analizat e kryera të Luizit, i cili bërë bujë mediatike me rrëfimin e tij për sëmundjen e rrallë të gjakut..
Iliri: Unë jam kundër, që do të thotë shpresoj shumë që djali të jetë i shëndeshëm, këtë ja uroj me gjithë shpirt por mendoj se nuk është i sëmurë. Ose në momentin që në do të marrim vesh se çfarë është kjo sëmundje e rrallë, me ato që unë mora vesh Luizi kishte një problem në bronke, dhe nuk lexova asnjë problem gjaku. Kjo do të thotë se nëse lind me këtë problem mund të jetë e rrezikshme, por nëse e përfiton gjatë jetës ajo mund të trajtohet dhe nuk ka probleme. Prandaj doja të thoja këtë, nëse ne kuptojmë mirë se çfarë sëmundje ka atëherë e përcaktojmë mirë nëse ai e ka bërë për show apo realisht është e vërtetë.
Pyetje: Vetë sqarimi që Luizi ka bërë ishte mjat i vërtetë, tha që ishte në ‘top-lojë’ gjërat i kishte për terezie dhe i nominuar nuk ishte. Pse duhet ta bënte këtë gjë?
Ilir Beqiri: Konteksti në të cilin e tha Luizi, tani unë kam qenë vetë n3 atë shpi ku stresi që krijohet atje është hiperbolik, është një stres që vetë disa persona e përballojnë. Tani bizi ka qenë i dëshpëruar për Kiarën dhe në një moment e ka thënë atë. Tani realisht, nuk mund të vijë njëri dhe hici dhe për dy javë të lërë kokën për një vajzë. Ndaj them se e ka pasur të nevojshme ta krijojë si sëmundje, por edhe mund ta ketë nuk di të them me siguri.
Klea Sula/ syri.net