Prapaskena e bujshme, Al Nassr nuk ishte i vetmi klub arab që kërkoi Ronaldon
Transferimi i Cristiano Ronaldos drejt Al Nassr mund të jetë lëvizja më e bujshme e merkatos së janarit. Ofertat për yllin portugez kanë qenë të shumta, por në fund pesë herë fituesi i “Topit të Artë” vendosi që të transferohej në Arabinë Saudite.
Ditët e fundit kanë dalë në dritë të tjera prapaskena merkatoje që lidhet me opsionet e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez ishte në diskutime edhe me Al-Hilal, ekipi me të cilin tashmë duhet të rivalizojë në Arabi.
Megjithatë, gjithçka është ndalur për shkak se Al-Hilal rinovoi kontratën e Mohamed Kanno dhe më pas u tërhoq nga gara. Kjo gjë hapi rrugën që Al Nassr të provonte transferimin e Ronaldos i cili u finalizua me sukses