‘Mandatet e zbukurimit’/ Berisha nxjerr VIDEO-n virale të 3 'rilindasve'

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe ministret Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku.

Me anë të një video virale të publikuar në Facebook, Berisha i ka quajtur ‘mandatet e zbukurimit’ postet e marra nga kryeministri Edi Rama, të Veliajt, Spiropalit dhe Ballukut.

Nga video duken qartësisht se si këta tre personazhe të ‘rilindjes’ ishin në opozitë kur denonconin qeverisjen e kaluar dhe si janë sot pasi gëzojnë miliona të përfituara nga vjedhjet dhe korrupsioni qeveritar.