Luis Enrique në 'Pole Position' për t’u emëruar në krye të kombëtares së Brazilit
Ish-trajneri i Spanjes, Luis Enrique, raportohet se është në "Pole Position" për t’u bërë trajneri i ri i Brazilit.
5 herë kampionët e botës po kërkojnë një trajner të ri pas largimit të Tites.
Luis Enrique ndau rrugët përfundimisht me Spanjen pas dështimit në Kampionatin Botëror.
Mediat brazilane kanë shkruar se filozofia e Luis Enriques përshtatet në mënyrë perfekte me stilin dhe lojën e Brazilit.