Ronaldo dhe Messi në një kampionat? Ofertë e 'çmendur' për yllin argjentinas nga Arabia Saudite

Pasi Al Nassr nënshkroi me Cristiano Ronaldon, një tjetër ekip i Arabisë Saudite, Al-Hilal, bëri një lëvizje shumë të diskutueshme.

Al-Hilal po përgatitet t'i ofrojë 350 milionë euro në vit yllit të PSG-së, Lionel Messi, i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

Nëse ylli argjentinas e pranon këtë ofertë, ai do të bëhet futbollisti më i paguar në botën e futbollit, duke kaluar Ronaldon, i cili fiton 200 milionë euro në vit.

Sipas lajmeve në CNN, Al-Hilal ka marrë masa për Lionel Messin, kontrata e të cilit me Paris Saint-Germain skadon në fund të sezonit. Skuadra e Arabisë Saudite pritet t'i ofrojë futbollistit me famë botërore 350 milionë euro në vit.