Maldini jep të rejat e fundit rreth kontratës së Leaos

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, është shprehur pozitiv sa i përket vazhdimit të kontratës me yllin e ekipit, Rafael Leao.

“Jemi në bisedime për ta zgjatur kontratën e Leaos. Jemi duke u përpjekur që ta arrijmë këtë sa më parë, të dy palët kemi të njejtin mendim. Vërehet se ai dëshiron të qëndrojë”, tha Maldini për "Mediaset".

Kontrata aktuale e sulmuesit portugez me kampionin e Italisë skadon në qershor të vitit 2024.