", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/12/auto_messi1673514601.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Goli i parë i Messit me PSG-në si kampion bote është një magji, shijojeni!

Mbrëmjen e djeshme, PSG arriti të fitonte në shtëpi ndaj Angers me rezultatin 2-0.

Goli i parë u shënua nga Ekitike në minutën e 5-të. Gjithashtu, Leo Messi ishte protagonist në këtë sfidë, ku argjentinasi shënoi një gol tepër të bukur.

Messi nisi një aksion vetë larg zonës së kundërshtarit, ku 8 pasa të shpejta u kryen deri në momentin ku Messi e finalizoi atë që nisi në minutën e 72-të.

Aksioni ishte model tepër i bukur, ku qetësia dhe saktësia e pasimeve ishte e jashtëzakonshme dhe fituesi i Kupës së Botës, Messi, e finalizon këtë aksion me qetësinë më të madhe duke shënuar golin e dytë të sfidës.