Themeluesi i Wagner, synon ta marrë postin e ministrit të Mbrotjes së Rusisë

Një ekspert ka ofruar pikëpamjen e tij mbi ambiciet e aleatit të Putinit dhe themeluesit të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Samuel Ramani, bashkëpunëtor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, tha se kreu i grupit mercenar rus ka pasur një rivalitet "të gjatë" me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu, shkruan Skynews.

Ai tha për CNN se kjo daton që nga lufta siriane, kur Grupi Wagner shpesh punësohej drejtpërdrejt nga Assad për të kryer operacione - duke kaluar mbi kreun e Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Zoti Prigozhin tani është "duke u përpjekur të përfitojë nga zhgënjimi i nacionalistëve rusë" ndaj trajtimit të konfliktit dhe duke përdorur kanalet e tij Telegram për të njollosur zotin Shoigu.

Ramani tha se themeluesi i Wagner "duket se po përpiqet të pozicionohet si një ministër në hije i mbrojtjes i cili është më i respektuar se Shoigu".