FOTO/ Miss Turqia akuzon partnerin se i preu gjuhën me një puthje
Miss Fotomodelja në Turqi në vitin 2010 është vendosur në qendër të vëmëndjes, pasi partneri i saj i ka prerë gjuhën teksa po putheshin.
Historia e Seyda Orsay doli në dritë kur ajo postoi një foto në rrjete sociale me mbishkrimi: A jam unë e vetmja që i është prerë gjuha gjatë puthjes?
Më pas në fakt ajo ka postuar një video nga momenti i operacionit për trajtimin e plagës.
Në një video të mëvonshme dhe pas bujës që shkaktori bukuroshja ka dhënë më shumë detaje rreth aventurës së saj duke akuzuar si autor ish-partnerin e saj.
Sipas Ersoit ai që e puthi ishte parnteri i saj:
“Një muaj më parë ishim të ndarë, por ai më bindi të ktheheshim bashkë dhe më puthi. Ai më puthi si një kafshë.'
''Nuk ndjej asgjë”, ka shtuar në videon e saj bukuroshja nga Turqia.
Seyda Orsoy, siç shprehet në llogarinë e saj në Instagram ku numëron më shumë se 619 mijë ndjekës, tregon se është kurorëzuar Miss Fotomodel në Turqi në vitin 2010.