Disfatë shokuese përballë Southampton, Manchester City jashtë EFL CUP

Futbollistët e Southampton u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës angleze EFL, pas fitores së bujshme 2-0 ndaj Manchester Cityt sonte.

Edhe pse City dominoi pjesën e parë me 73 % të posedimit të topit, ata thjesht nuk i kishin zgjidhjet për të gjetur rrugën drejt portës.

Nga ana tjetër, Southampton ishte shumë më i rrezikshëm, i cili kurorëzoi një lojë të mirë me dy gola.

Fillimisht, në mesin e pjesës së parë, Mara shënoi pas një asistim të Lyanco-s dhe më pas Djenepo dyfishoi epërsinë pesë minuta më vonë.

E njëjta pamje në fushë ishte edhe në pjesën e dytë. Nisma e Cityt me sulmet e pafrytshme dhe sulmet e rrezikshme të Southampton-it, i cili gjithsesi nuk arriti të gjejë golin e tretë.

Në fund, Southampton arriti të përballojë të gjitha sulmet e Qytetarëve dhe çuditërisht të kalojë në raundin tjetër të Kupës EFL.