Albin Kurti viziton familjen e Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, kujton rezistën e tyre ndaj Serbisë

Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar sot familjen e dëshmorëve Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, në 39-vjetorin e vrasjeve të tyre, shkruan Syri.net Kosova.

"Kanë kaluar 39 vite që nga vrasja e Rexhep Malajt, i cili në natën mes 11 dhe 12 janarit 1984, rezistoi bashkë me Nuhi Berishën, duke luftuar me policët e Serbisë që i kishin rrethuar në një bazë ilegale në Prishtinë, në lagjen që pas asaj nate do të quhej Kodra e Trimave", ka shkruar kryeministri.

Ai ka shkraur se nata e 11 janarit e vitit 1984, Rexhepin dhe Nuhiun i gjeti bashkë në një bazë ilegale në Prishtinë, si dy shokë aktivistë që pasi i rezistuan aksionit të policisë së Serbisë, mëngjesi i 12 janarit i çeli të përjetësuar si dëshmorë.     

Postimi i plotë: