'Shkelje flagrante e ligjit'/ Berisha: Rama darkë elektorale me drejtuesit e policisë

Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan në rrjetet sociale se Edi Rama ka mbledhur në një darkë elektorale drejtuesit e policisë. 

Berisha thekson se kjo është shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetetit dhe Kodit Elektoral. 

I pranishëm në këtë darkë është edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. 

Sipas denoncimit të oficerit digjital, mësohet se takimi po zhvillohet te vila nr.31 në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. 

Postimi
Rama darkë elektorale me drejtuesit e policisë!
Shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetit, kodit elektoral.
Lexoni denoncimin e oficerit dixhital.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne nje darke Drejtorin e Pergjithshme te Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullakun dhe te gjithe Drejtoret e Policise ne te gjitha qarqet e vendit. Takimi po zhvillohet aktualisht ne zonen e Bllokut ne vilen nr. 30. Nderkohe i pranishem eshte edhe ministri i brenshem, Bledi Çuçi.