Trajneri i ri i kombëtares shqiptare do të jetë i pranishën në stadium për të ndjekur këtë ndeshje të Superiores

Partizani duket se do të vazhdojë të ketë vëmendjen e stafit të Kombëtares edhe pas ndërrimit të trajnerëve. Mësohet se në ndeshjen më të rëndësishme të javës, Partizani-Vllaznia, në stadiumin e të kuqve, pritet të jetë i pranishëm edhe trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho, i prezantuar vetëm para pak ditësh.

 

Ai pritet të jetë në këtë sfidë me qëllimin kryesor për të parë nivelin e futbollit fillimisht dhe më pas për të piketuar ndonjë lojtar, që mund ta integrojë në ekip. Emra si Skuka, Gurishta apo Cara pritet të jenë në “lupë”.