Derek Chollet e 'zbulon' lidhjen e tij të veçantë me Kosovën
Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet i cili po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare bashkë me gazetarët kosovarë ka folur për njohjen e tij të veçantë me Kosovën.
Ai mes tjerash ka treguar se me Kosovën e ka një lidhje të veçantë pasi kishte punuar për diplomatin tashmë të ndjerë, Richard Holbrook.
“Histori e gjatë e marrëdhënieve të mia personale me Kosovën. E duam Kosovën multietnike, sovrane dhe demokratike”, tha Chollet.