", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/11/auto_FmN1c8WWIAIeXkI1673468416.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Kurti për vizitën e Chollet: Folëm për rëndësinë e progresit në dialogun për njohje reciproke me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për takimin që pati sot me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe delegacionin e tij.

Kurti tha se kjo vizitë po vjen pas disa telefonatave e një takimi të zhvilluar me përfaqësues të DASh.

Kryeministri theksoi se në takim u diskutua për procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe lidhjen Kosovë-ShBA.

“Pas shumë telefonatave dhe një takim me DASh gjatë dy viteve të kaluara, kisha nderin ta pres Këshilltarin Chollet dhe ekipin e tij sot në Qeverinë e Kosovës. Ne folëm për marrëdhënien e veçantë mes Kosovës dhe ShBA’ve si dhe rëndësinë e të bërit progres në dialogun për njohje reciproke me Serbinë”, shkroi Kurti në Twitter.