'Njëra 500 mijë euro te aspirimi, tjetri 1.2 mln €'/ Silva Caka: Fut dorën në Rilindje e nxirr nga një hajdut

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka reaguar pas skandaleve të fundit me protagonistë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe vjedhjen e miliona lekëve. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Caka shkruan se 500 mijë euro u gjetën te tubat e aspirimit, ndërsa sot u arrestua një tjetër zyrtar për abuzim 1.2 mln euro. 

Caka thekson më tej se është e paimagjinueshme që të ushtrohet një kontroll në Surrel, duke nënkuptuar shtëpinë e Edi Ramës, ku sipas saj është një minierë diamantesh. 

Postimi
Fut dorën në Rilindje e nxirr nga një hajdut.
Njëra 500 mijë euro në tubat e aspirimit, ky tjetri 1 milionë e 200 mijë euro...
Imagjino të futësh duart në Surrel; minierë diamantesh.
Vetëm tek Rovena doli një arkë me peshk.