Tentoi të hynte brenda Ministrisë së Jashtme, kamikazi hedh në erë veten! 20 viktima e dhjetra të plagosur
Një ngjarje e rëndë është shënuar në afërsi të Ministrisë së Jashtme në Afganistan, ku një person ka hedhur veten ne erë.
Talebanët shprehen se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të vdekur 20 persona, ndërkohë që policia thotë se ka vetëm 5 viktima.
Ka qenë një person i cili tentoi të hynte në godinën e ministrisë, por nuk u lejua nga ana e personelit të sigurisë.
Deri më tani asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përsipër sulmin. Në këtë zonë ndodhen ambasadat e disa shteteve të huaja si Turqia dhe Kina.
Sipas BBC, në këtë orar ishte planifikuar një takim mes delegacionit të Kinës dhe Afganistanit.