Saraçi: Patronazhistët po gjurmojnë hallexhinjtë në rrugë për t'u marrë ID për zgjedhje
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon ishte kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi ku foli dhe për skemën e vjedhjes dhe shpërndarjes së parave për të blerë votat.
Saraçi u shpreh se patronazhistët në rrugët e Tiranës po identifikojnë të gjithë shtresën në nevojë, të varfërit e hallexhinjtë dhe po u marrin kartat e ID që t'i kontaktojnë kur të jenë zgjedhjet lokale.
“Ka koncesione dhe inceneratore që arriti shefja e kabinetit të marrë 500 mijë por ka dhe projekte që shkuan dhe 20 milionë që shpenzohen për asfalt elektoral, po sa 20 milionsha të tjera janë për rindërtimin.
Sot në çdo trotuar të Tiranës kanë dalë patronazhistët ku shikojnë të varfrit, hallexhinjtë dhe i marrin numrat dhe ID që t'i kontaktojnë përpara zgjedhjeve, makineria elektorale e tyre është e shtrirë në të gjitha degët e ekonomisë dhe paratë që marrin do t'i shpërndajnë për të paguar dhe vjedhur e blerë vota”- u shpreh Saraçi.