'Sillet si 'dashnore e tradhtuar''/ Strazimiri: Askush në PD s'e pranon më shërbimin që Alibeaj i bën Ramës
Anëtarësi i Kryesisë së PD, Gent Strazimiri komentoi në Task Force me Sonila Meçon vendimin që falsifikoi Enkelejd Alibeaj një ditë më parë për katër deputetë demokratë.
Strazimiri tha se ka lëvizje për të shkarkuar Alibeajn dhe qëllimi ishte të mos mbërrihej te ajo që ndodhi dje.
Ish-deputeti demokrat theksoi gjithashtu se askush në PD nuk e pranon më shërbimin që po i bëhet Ramës nga Alibeaj, për të cilin Strazimiri tha se vepron me mosarsyen e një dashnoreje të tradhtuar.
"Nuk e di nëse është iniciativë e zotit Salianji për të mbledhur firmat. Sigurisht ka një gjë. Deputetët që nuk kanë qenë ithtarë të foltores dhe që nuk i ishin bashkuar foltores kanë krijuar një përpjekje, një vorbull për të shkarkuar Alibeajn pikërisht për të mos mbërritur në të tilla akte. Një pjesë prej tyre janë persona që janë mbledhur rreth zotit Salianji apo për shkak të zotit Salianjit. E rëndësishme është që askush më në grupin parlamentar të PD nuk e pranon më këtë aventurizëm dhe këtë shërbim ndaj Edi Ramës që po kalon në ekstrem, për mendimin tim, me mosarsyen e një dashnoreje të tradhtuar", tha Strazimiri.