Rusët pretenduan fitoren totale mbi rajonin Soldar, Ukraina e përgënjeshtron: Qyteti vazhdon të mbrohet fuqishëm

Teksa Rusia kërkon pushtimin dhe aneksimin e rajonit lindor të Ukrainës, Donetsk-ut, zëvendësministrja e mbrojtjes, Hanna Maliar ka deklaruar se Moska nuk ka arritur dot të marrë nën kontroll Soledarin.

“Luftime të rënda vazhdojnë në Soledar. Armiku edhe një herë zëvendësoi njësitë e tij, rriti numrin e trupave të Wagner, duke u përpjekur të depërtonte mbrojtjen e trupave tona dhe të pushtonte plotësisht qytetin, por nuk pati sukses”, ka shkruar zëvendësministrja në Telegram.

Ndërkohë Rusia ka deklaruar ditën e djeshme se ka marrë nën kontroll “gjithë territorin e Soldar-it”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka bërë një deklaratë më të butë ditën e sotme, duke thënë vetëm se kishte një “prirje pozitive”. Ndërsa ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se forcat e saj kishin “bllokuar Soledar-in nga pjesët veriore dhe jugore” të vendbanimit.