Goci: Afreat më të mëdha po ndodhin pas ngritjes së SPAK, askush nuk ka frikë
Petagogu Ervin Goci i ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv ka deklaruar se aferat më të mëdha korruptive në vendin tonë kanë ndodhur pas ngritjes së SPAK-ut, duke treguar se askush nuk ka frikë ndaj tij.
Ai shprehet se shuma e aferës së Erjon Veliajt, prej rreth 500 milion lekësh,është vetëm një thërrime nga vjedhjet që qeveritarët kryejnë çdo ditë.
“Gjëja që mua më bën më shumë përshtypje është që po të shohësh, aferat më të mëdha janë bërë mbas konstituimit të SPAK-ut. Duket sikur SPAK-u në vend që të ishte një ndalesë, një mburojë dhe një lloj stopimi i të gjithë këtyre aferave duket sikur i ka lëshuar frenë dhe i ka dhenë një garanci, pra i është bërë mburojë. Shoh që aferat më të mëdha janë bërë pasi është ngritur SPAK-u , që do të thotë nuk e kanë frikë SPAK-n. Në diskursin publik këtu i thuhet njerëzve se këtu nuk ka shprese gjëkundi por ama në retorike dhe në arrati i thuhet që ka një ganxhë. Kpemi diku që ka shpresë. Dhe kush është shpresa?! Janë ndërkombëtarët, konkretisht ambasada amerikane , dhe sot ajo ganxha që ne mundohemi ta mbajmë po na ikën e po na rreshket e ne mundohemu ta mbajmë, por po na tërheq në greminë.
Ajo që ka kapur zoti Këlliçi tëk Erjon Veliaj, 471 milion lekë, nuk ka diskutim që është vetëm një thërrime. Këto buxhete që i kanë kaluar kryeministrit tani për zgjedhjet buxheti i Ramësh mund të jetë diku tek 250 milion euro. Ky nje administron 250 milion euro. Ky njeri vjedh nga mëngjesi deri në darkë.”