Vjedhja te 'Xhon Belushi'/ Saraçi: Veliaj tendera 20 mln euro, por rrugët e Tiranës nuk janë ndërtuar
Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi tha në Task Force me Sonila Meçon se skandali i Erion Veliajt te rruga "Xhon Belushi" është skemë e përhapur në të gjitha rrugët e Tiranës.
Makineritë e bashkisë hedhin asfalt elektoral, ndërsa më pas bëhet tenderi fiktiv, paratë e të cilit shkojnë në destinacione të tjera.
Ai tha se bashkia e Tiranës ka bërë tendera me vlerë 20 mln euro për asfalt elektoral, por rrugët nuk janë ndërtuar.
"Nëse bëhet fjalë për një rrugë, rrugën "Xhon Belushi", unë personalisht si gazetar dyshoj se në të gjitha rrugët e tjera është e njëjta skemë. Është ndërmarrja nr.2 në rastin konkret që ka fabrikën e bitumit që mund t'i shtrojë të gjitha rrugët e Tiranës. Në rrugën Xhon Belushi do jepej tenderi dhe nxituan për t'i hedhur asfaltin. Ka edhe rrugë të tjera me tendera që kanë përfunduar prej 2 muajsh dhe nuk ka as punime në atë rrugë, mund të shkojnë edhe nesër me ndërmarrjen nr.2. Këto 20 mln euro nuk janë hedhur për punë publike", tha ai.