Huazimi i Joao Felix, Chelsea shpenzon shumën marramendëse në merkato që nga vera

Chelsea është skuadra që ka shpenzuar më shumë që nga vera, pasi ndryshoi pronësi, nga oligarku rus Abramovich te Todd Boehly.

Me afrimet e fundit të dimrit, Datro Fofana, Badiashile, Andrey Santos dhe Joao Felix, paratë e vendosura nga klubi për nënshkrime që nga vera e deri sot arrijnë në 355 milionë euro.

11 milionët e fundit u dhanë për huazimin e Joao Felix deri në muajin qershor. Askush nuk shpenzon si “blutë” në Europë në merkato dhe shifra është edhe më “çmendur” kur krahasohet me shumën e marrë për shitje, pak më shumë se 50 milionë euro.