Eksperti Afrim Hoti: Faktori amerikan i rëndësishëm, asociacioni e vetmja pikë ku ka mosmarrëveshje
I ftuar në Edicionin e Pasdites me Armela Ferkon ishte profesori i të drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti ku u diskutua mbi vizitën e delegacionit amerikan me në krye, Derek Chollet.
Hoti është shprehur se i vetmi faktor që mund të shtyjë procesin deri në marrëveshjen përfundimtare në njohjen e Kosovës nga Serbia është ai amerikan dhe pika që po e mban peng këtë marrëveshje është krijimi i asociacionit në veriun e vendit.
Afrim Hoti:
"Parimisht sa herë ka delegacion në Kosovë të një niveli të tillë, reflektohet serioziteti i jashtëzakonshme pasi kohën e fundit BE e ka humbur kredibilitetin në procesin e negocimit mes Kosovës dhe Serbisë. Te autoritetet amerikane shihet drita në fundin e tunelit pasi vetëm ata janë në gjendje ta çojnë përpara këtë proçes.
Ne kaluam në disa trazira në muajin dhjetor, atëherë është e pritshme dhe e dukshme që ka një koordinim mes BE-së dhe SHBA-së që të ri startojë procesi dhe në maj do të kemi një përfundim të pikave që janë në diskutim dhe të përfundojë njohja e Kosovës nga Serbia dhe rikthimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.
Diplomacia amerikane dhe evropiane kanë përsëritur faktin që marrëveshja në thelbin e sajë parasheh kompromis dhe guxim të palëve që kanë pashe të papara deri tani. Në Kosovë kjo shihet si një trysni për tyë lejuar krijimin e asociacionit për minoritetin serb që jeton në Kosovë, dhe kjo është pika që shtrihet presion më shumë nga delegacio0net perëndimore.
Problemi më i madh lidhet në asociacionit ku palët janë të paqarta se çfarë nënkupton realisht kjo, pasi interpretimet kanë qenë të kundërta ku pala serbe ka pretenduar një formë të re të pushtetit në këtë zonë dhe ku nuk njihet edhe as nga kushtetuta dhe praktika e funksio0nimit të shtetit. Ndërsa pala kosovare e ka parë si një forme organizimi të kësaj pakice dhe në asnjë mënyrë nuk ka pranuar që ky asociacion të kishte fuqi vendimarrëse. Për sa kohë ky asociacion nuk ka fuqi ekzekutive nuk do të ishte problem që pala kosovare të negocionte me ndërkombëtarët dhe Serbinë këtë pike".