Arrestohet Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, në pranga edhe dy të tjerë

Tre zyrtarë të Ministrisë së Financave janë vënë në pranga me kërkesë të prokurorisë këtë të mërkurë.

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj raporton se mes të arrestuarve është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj. 

Së bashku me të është arrestuar edhe Fatmir Hoxha drejtor i Burimeve Njerëzore si dhe Alban Ruli me detyrë përmbarues.

Përmbaruesi Alban Ruli

Arrestimet vijnë pas hetimeve mbi të pandehurin Ilir Thana.

Ky i fundit akuzohet për mashtrim. 

Hetimet janë kryer për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Akuza mbi të cilat është kërkuar arrestimi, lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës dhe Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992.