VIDEO-SYRITV/ Paloka dhe Këlliçi: Alibeaj në shërbim të Edi Ramës. Nuk do bashkimin e demokratëve!

Pas vendimit të falsifikuar të kryesisë së shkarkuar të PD për të përjashtuar 4 deputetët nga grupi parlamentar, deputetët demokratë kanë theksuar se Enkelejd Alibeaj është në shërbim të Ramës. Edi Paloka dhe Belind Këlliçi denoncuan këto praktika, ndërsa theksuan se Enkelejd Alibeaj ka për qëllim dëmtimin e opozitës.  

Nga Syri Tv

Zyrtarët e lartë në selinë blu kanë komentuar vendimin e falsifikuar të Kryesisë së shkarkuar të PD, për të përjashtuar nga grupi parlamentar, 4  deputetë të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin, Argon Shehaj dhe Tritan Shehun.

Në një prononcim për mediat, Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka denoncoi këto praktika, të cilat sipas tij kanë për qëllim dëmtimin e opozitës dhe shërbimin me verbëri të Enkelejd Alibeajt ndaj Edi Ramës. 

Është mëse i turpshëm, me një mungesë totale dinjiteti nga ai zotëria, por politikisht është edhe heqja përfundimtare  maskave sepse me këtë  akt që bëri Alibeaj tregon që është në bashkëpunim të plotë me Ramën . Ju keni dëgjuar edhe deputet të Alibeajt që e kanë shprehur hapur. Nuk e di, nga naiviteti apo çfarë, por e kanë thënë çopë që ‘ne nuk pretendojmë të fitojmë. Një nga deputetët e Alibeajt ka thënë që ‘ne as nuk e mendojmë të fitojmë’. Atëherë përse po hyni?! Dihet, për të dëmtur partinë demokratike.

Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD

Deputeti dhe kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi, e cilësoi këtë vendim një akt absurd, ndërsa akuzoi Alibeajn se i shërben Ramës dhe Veliajt. 

E gjithë kjo histori sa absurde aq edhe qesharake. Nuk e di përse shoku Enkelejd Alibeaj ka vendosur që në komisionin e dëbim-internimeve  që i ka ngritur në mendjen e tij t’më dëbojë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Nuk e di a do të marrë masë edhe për internimin tim politik. E habitshme  është sesi në kulmin e një debati publik, në kulmin e një denonçimi afere ku unë denonçova në flagrançë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj për një tender fiktiv e shoku Alibeaj gjen kohën të merret me këto çështje të çilat vetëm opozitës nuk i shërbejnë, vetëm bashkimit të demokratëve nuk i shërbejnë, që flasin edhe për bashkim.

Belind Këlliçi, kandidat i PD për kryetar bashkie në Tiranë

Një ditë më parë Enkelejd Alibeaj i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit në Partinë Demokratike, duke përjashtuar 4 deputetë të tjerë.

Por ky vendim i falsifikuar i Alibeajt, nuk gjen dakordësi as në grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe u denoncua ashpër nga pjesa dërrmuese e deputetëve që e cilësuan aktin e tij si një marrëzi politike.