‘14 maji’/ Meta pret kryetarin e PL-së së Malësisë së Madhe: Fitore e padiskutueshme e opozitës

Kryetari i PL-së Ilir Meta ka pritur ditën e sotme kryetarin e Partisë të Lirisë të Malësisë të Madhe, z.Fatmir Shpellzaj në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se fokusi ishte angazhimi maksimal i PL-së për fitoren e kandidatëve të opozitës.

‘Fitorja e 14 Majit është e padiskutueshme në Bashkinë e Malësisë të Madhe dhe në të gjitha bashkitë e Qarkut të Shkodrës’, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të diskutoja sot me Kryetarin e Partisë të Lirisë të Malësisë të Madhe, z.Fatmir Shpellzaj. Përgatitja për zgjedhjet e 14 Majit dhe angazhimi maksimal i Partisë të Lirisë për fitoren e kandidatëve të opozitës ishte fokusi ynë kryesor.

Fitorja e 14 Majit është e padiskutueshme në Bashkinë e Malësisë të Madhe dhe në të gjitha bashkitë e Qarkut të Shkodrës.

Voto Ndryshimin! Ndalo shpopullimin! ✌️??