SYRI TV/ Braçe akuza Ballës: Nisma ime e bllokuar prej 7 muajsh, bujqësia dhe bujku do bien si piramidat
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, i kërkoi Kuvendit të fusë në kalendarin e punimeve, nismën e tij ligjore, që u vjen në ndihmë bujqërve, e cila prej 7 muajsh po mbahet në sirtaret e parlamentit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe deklaroi se proppzimet e tij ligjore po mbahen peng, duke thyer çdo rregull vetëm sepse kështu do një njeri i vetëm.
Ish- zëvendës kryeministri paralajmëroi se bujqësia dhe bujqit po rrënohen dhe do të bien si piramidat, në rast se qeveria nuk merr masa për të detyruar grumbulluesit të pagujnë.
Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka akuzuar kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, se ka bllokuar nismën e tij ligjore, që parashikon, një afat 50 ditor, që grumbulluesit të paguajnë paratë te bujku.