SYRI TV/ PD denoncon kryebashkiakun e Matit: Malaj ka rekorde abuzive me detyrën, favorizoi të vëllanë
Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj se ka bërë mijëra abuzime me tokat, duke favorizuar vëllanë e tij dhe duke përfituar nga posti që mban, miliona para, përmes të cilave bën shpenzime marramendëse.
Në një dalje nga selia blu, kryetarja e PD-–së në Mat, Denisa Vata deklaroi se në zgjedhjet e 14 majit, ai do të marrë përgjigjen që meriton.
DEKLRATË E PLOTE E KRYETARES SË PD NE MAT, ZNJ. DENISA VATA
"Agron Malaj do të mbahet mend si kryebashkiaku i pavotuar nga matjanet, që e ka kthyer bashkinë në shërbim të familjarëve dhe të interesave personale. Do mbahet mend si i vetmi kryetar bashkie që i kërkon Këshillit bashkiak të votojnë në parim për të dhënë tokat pyjore për hidrocentrale, pa iu bërë me dije kush është përfituesi.
Arsyeja është e thjeshtë: një prej tyre është vëllai i tij Fatos Malaj, gjë për të cilën është denoncuar dhe në SPAK.
Sipas raportit të KLSH firma e të vëllait i detyrohet Bashkisë 42 milion lek taksa të papaguara. Agron Malaj gjithashtu do të mbahet mend si kryetari i Bashkisë, i pavotuar, që ka blerë prona dhe karburante, dhe bën vila luksoze në Lis ku sillet si beu i fshatit, dhe në Dhërmi ku bën si afendiko.
Ai do të mbahet mend për shpenzimet marramendëse që bën duke argëtuar veten me tigra, kuaj, qen, dhe ujqër, që janë kthyer në shqetësim për qytetarët e Matit.
Agron Malaj do të mbahet mend për trajtimin që iu ben drejtorëve të PS duke i përdorur si punonjës të eskortës personale. Ky është Agroni i Ramës, gardisti të cilin ai, pasi e akuzoi se i vrau socialistët e revolucionit të dhunshëm në Bulevard, e gradoi në Gardën e tij të kryebashiakëve me të cilët mban peng Matin dhe Shqipërinë.
Deri më 14 maj, Agroni mund t’i bëjë mal rekordet e tij, i patrazuar nga drejtësia, por populli i Matit do t’i japë përgjigjen që meriton ditën e zgjedhjeve. Më 14 maj ne i dalim zot Matit dhe Shqipërisë dhe rrëzojmë ata që e trajtojnë vendin tonë si mall pa zot."