", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/11/auto_asgzbxd1673441893.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

'Viti i madh i shpresës'/ Berisha në TikTok: Realizojmë projektet tona në interes të vendit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është rikthyer aktiv në rrjetin social TikTok pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të një gjendje gripale.

Në mesazhin e tij për të rinjtë, Berisha ka theksuar se ky vit do të jetë një vit i madh shprese, një vit në të cilin 'ne do realizojmë projektet tona në interesin tonë dhe të vendit'.

Gjithashtu Berisha është ndalur edhe te rasti skandaloz i vjedhjes së 600 mijë eurove nga banesa e ish-zyrtares së kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur si heqjen e kapakut të një pusete, në të cilët vërshuan në të katërta anët gjirizet e llumit qeveritar.

Berisha akuzoi Ramën se bëri gjithçka fillimisht të fshihte identitetin e Alda Klosit, pasi këtë kishte bërë në raste të tjera me sukses me ministrat e tij kur ishin vjedhur banesat si Gjiknuri apo flitet për Beqja e Spiropali e të tjerë.

Ndërkohë kreu i demokratëve u kujtoi ndjekësve të tij në rrjete sociale se jemi në një përpjekje të re, në fushatën për zgjedhjen e këshilltarëve për bashkitë dhe i ftoi ata të bëhen pjesë të kësaj fushate.

POSTIMI I PLOTË:

Mirëdita dhe përshëndetje miqtë e mi të TikTok!

Nis me kënaqësi sot komunikimin direkt me ju, pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të një gripi. Unë duke ju shprehur mirënjohjen për mbështetjen tuaj cilësore dhe shumë të rëndësishme, gjithashtu dua të shpreh besimin se ky vit do të jetë një vit i madh shprese, një vit në të cilin ne do realizojmë projektet tona në interesin tonë dhe të vendit.

Krahu tjetër është një kaos, është sot më i deskrituar se kurrë. Rasti i Rozeta Dobi-t, Alda Klosit është heqja e kapakut të një pusete, në të cilët vërshuan në të katërta anët gjirizet e llumit qeveritar. Në këtë kontekst ajo që bën më përshtypje është se si ka mundësi një njeri që vjen me një apartamet të 40 m2 në Tiranë, lumturohet me 7 të tjera të tilla, pa llogaritur makinat, bizhutë etj, etj. Por po kaq përshtypje të bën fakti se Edi Rama bëri gjithçka fillimisht të fshihte identitetin e Alda Klosit, pasi këtë kishte bërë në raste të tjera me sukses me ministrat e tij kur ishin vjedhur banesat si Gjiknuri apo flitet për Beqja e Spiropali e të tjerë.

Sidoqoftë ne sot jemi në një përpjekje të re, në fushatën për zgjedhjen e Këshilltarëve për Komunat dhe Bashkitë. Le të bëjmë gjithçka për të zgjedhur më të mirët në parlamentet lokale dhe nuk ka diskutim se më të mirët gjenden midis jush të dashur të rinj e të reja që ndiqni TikTok-un.

Ndaj ju ftoj me guxim të merrni pjesë në këtë fushatë në të cilën ju do t’i bëni qytetet tona më të lira, më demokratike, më të bukura! Faleminderit dhe një herë një vit të mbarë! 

 

@prof.dr.saliberisha

Një përshëndetje për të gjithë ju miq, në këtë fillim viti!

♬ original sound - Sali Berisha