Ish-deputeti i PS: Duhet sistem administrativ dhe ekzekutiv i vetuar! Fillojeni me mua
Ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati ka kërkuar që sistemi administrativ dhe ai ekzekutiv në Shqipëri të vetohen.
Gjatë një emisioni televiziv, duke e nisur nga vetja, Bushati u shpreh se, shef kabineti, drejtor i përgjithshëm, administrator i përgjithshëm janë pozicione pune që duhen vetuar.
Bushati: Duhet një sistem administrativ dhe ekzekutiv i vetuar në Shqipëri. E pamë që funksiononte në drejtësi. Bëmë vetingun për gjyqtarët dhe na treguan se 70% e gjyqtarëve nuk e kaluan, nuk provonin dot pronat që kishin.
Shef kabineti, drejtor i përgjithshëm, administrator i përgjithshëm, nuk dua të them deputetët se do bëhet politike por unë jam i pari që them hajdeni më vetoni. Pozicionet kryesore duhen vetuar.