‘Mazhoranca s’ka nevojë për llumin’/ Ervin Bushati kundër Ramës: Jo amnisti për ‘çunat problematikë’

Ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati është shprehur kundër ‘amnistisë fiskale’ të propozuar nga qeveria e Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati ka theksuar se nuk duhet amnistia për ‘çunat problematik’dhe së pari duhet të falenderojnë qytetarët e drejtë te këtij vendi që kane zbatuar me shpirt dhe besim ligjet e shoqërisë dhe që mbajnë gjallë shtetin.

Postimi i plotë:

JO Amnistia për "çunat problematikë". Respekt Djemve të Drejtë që punojnë & paguajnë taksat, se ata e mbajnë gjallë Shtetin tonë.

Së Pari: Ne duhet të bëjmë "amnisti & Amin" për gjithë qytetarët e drejtë te këtij vendi që kane zbatuar me shpirt & besim Ligjet e shoqërisë - sepse priren drejt së Drejtës.

Të Rrimë Drejtë, të Flasim edhe më Drejtë: ligjet janë të qarta me ata që dëmtojnë shoqërinë njerëzore, që me Kodin e Hamurabit!

Mazhoranca nuk ka nevojë për Llumin; ka boll qytetarë te Drejtë me vete! Mjaftueshëm për 5 mandate qeverisëse, nëse mësojmë Dekantimin.