‘Zhdukja e Ervis Martinajt’/ Çuçi sërish pa përgjigje: Policia po punon...

Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, ka folur edhe për fatin e të shumëkërkuarit të policisë, Ervis Martinajn.

Gjatë konferencës me gazetarët, Çuçi pranoi se nuk akoma prova dhe u shpreh se policia nuk ka një shkop magjik për të zgjidhur ngjarjet kriminale, aq më tepër në rastin e këtij personazhi.

Sipas tij, se policia vazhdon të punojë për zbardhjen e ngjarjes dhe do flasë vetëm kur të një provë të fortë dhe jo thashetheme.

Padiskutim që ka pasur një vëmendje të posaçme për të zbardhur gjithë këtë mjegull që është ngritur rreth fatit të tij. Policia ka bërë dhe bën punën, por dhe ka komunikuar me publikun lidhur me këtë. Keni qenë të informuar gjatë kësaj periudhe për veprime të ndryshme policore që ka ndërmarrë dhe që lidhen me zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Policia e Shtetit vepron sipas ligjeve dhe ka përgjegjësi ligjore për zbardhjen e ngjarjeve, dhe do merrni përgjigje përfundimtare kur të ketë një provë të fortë lidhur me atë që ka ndodhur me këtë personazh. Nuk ka një shkop magjik që të zbardhë menjëherë një ngjarje, aq më tepër në lidhje me një personazh të tillë”, u shpreh Çuçi.