SYRI TV/ ‘Butrinti’ në Kushtetuese, AMB: Ministria e Kulturës shkeli ligjin

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen e dhënies me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Në një deklaratë për mediat, aktivistët deklaruan se kanë kërkuar të jenë palë interesi në këtë çështje.

Ata theksuan se do të cojnë deri në fund betejën për mbrojtjen e trashëgimisë.

Sipas tyre, Ministria e Kulturës po vepron në shkelje ligjore dhe në konflikt të hapur interesi.

AMBC theksoi se këto pasoja bien mbi qytetarët.