Ushtria ukrainase: Rusia nuk kontrollon Soledar

Ushtria e Ukrainës mohon se forcat ruse kanë marrë kontrollin e Soledar dhe shtoi se intensiteti i betejave në zonë mund të krahasohet me luftimet në Luftën e Dytë Botërore.

Serhiy Cherevatyi, zëdhënës i komandës ushtarake lindore, i tha televizionit ukrainas se beteja për Soledar ishte thelbësore dhe se forcat ukrainase nuk i kishin lejuar forcat ruse të depërtojnë në vijat e frontit.

Ai shtoi se komanda ushtarake "po punonte tani për të stabilizuar situatën me ndikimin maksimal për armikun dhe humbjet minimale për Ukrainën".